Lajme

Ulqini gati për sezonin turistik

Komuna e Ulqinit po bën të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistike, duke përmirësuar infrastrukturën, akomodimin e turistëve, si dhe pastërtinë e ambientit

Qyteti bregdetar shqiptar, Ulqini po bëhet gati për sezonin turistik që ka filluar dhe pritet që të mbledh një numër të madh të turistëve, raporton ‘Zëri i Amerikës’.

Komuna e Ulqinit po bën të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistike, duke përmirësuar infrastrukturën, akomodimin e turistëve, si dhe pastërtinë e ambientit, përcjell albinfo.ch.

Në fillim të këtij muaji është mbajtur manifestimi tradicional “Të gjithë për turizmin”, duke mbledhur shumë mysafirë, sidomos nga Kosova.